Gjatë ditës sotme ka vijuar hetimi epidemiologjik në dy vatrat e reja të lagjeve Dobrac dhe Kiras të Bashkisë Shkodër.
Gjithashtu janë marrë edhe 12 tampona të tjerë për këto dy familje, ndërkohë nga numri i emergjencës 127 janë njoftuar edhe për 3 raste te dyshuar për COVID-19, pacientë të moshave 80, 48, 25 vjeç, me klinike te shfaqur pa histori udhetimi, mostrat jane derguar ne ISHP, se bashku me 2 mostra te tjera te derguara nga Spitali Rajonal sot ne mengjez, gjithsejt jane 17 mostra per te cilet pritet pergjigje. Mostra e pjestarit te komunitetit Rom qe eshte derguar mbreme ne ISHP ne Tirane, te cilat kane dale negativ.
Nga Malësia e Madhe, informohemi se eshte marre mostra e nje personi nga Koplik i Siperm qe kishte kontak me dy familjet dale pozitiv ne Shkoder dhe eshte derguar ne ISHP, Tirane, ndersa personat e tjere te familjes nuk kishin shenja klinike te dyshuara, ndersa te gjithe personat e tjere te familjes jane vene ne karantinim.
Nga ISHSH, jane inspektuar dhe monitoruar rreth 62 subjekte, prej te cilave 32 subjekte kryenin sherbime, per te cikat nuk u moren masa administrative, dhe 27 subjekte u konstatuan te mbyllura.
Nga Bashkia Shkoder jane shperndare gjate dites sotme 17 pako ushqimore dhe higjenike per familje ne nevoje ne qytet, 37 pako ushqimore ne NjA Guri Zi, per familje ne nevoje, te moshuar, te vetmuar, si dhe ka vijuar dezinfektimi i objekteve qe gjenden ne vatrat te reja te infektuara.
Nga Filiali Postes Shkoder jane shperndare gjithsejt ne shtepi 1447 pensione ne shtepi prej te cilave, ne Shkoder 1337, Puka dhe Fushe Arrezi 110.
Nga KMC po monitorohet situata dhe po kordinohen te gjitha institucionet per menaxhimin e situates.