Meta: Nuk duhet të jemi të kursyer me testimet, më shumë masa mbrojtëse për mjekët

0
110

Presidenti Ilir Meta eshte shprehur ne lidhje me situaten e krijuar prej koronavirusit ne Shqiperi. Perballe Eni Vasili ai ka folur edhe per masat e marra nga kryeministri Edi Rama.

“Masat te jene maksimale, dhe efikase…. Nuk eshte e nevojshme qe Rama te konsultohej me mua per te nxjerr ushtrine ne rruge. Kushtetuta e Shqiperise eshte e mrekullueshme kur respektohet. Ne jemi ne nje situate kur mund te quhet fatkeqesi.

Nuk duhet te krijojme nje fryme fataliteti por nje fryme ndergjegjesimi. Ne mund t’ia dalim dhe do t’ia dalim. Me rendesi eshte te mbrojme murin e shoqerise sone qe perballet ne vijen e pare me kete virus, qe jane mjeket dhe infermieret. Kjo eshte kryesore dhe vendimtare. Se dyti te bejme sa me shume testime dhe per te gjithe ata qe rezultojne pozitive te rrisim nivelin e gjurmueshmerise se kontakteve te tyre. Nuk kemi asnje arsye te jemi te kursyer per testimet. Vendimtare ne kete beteje eshte mbeshtetja per mjeket, per infermieret, per saniteret dhe personelin mbeshtetes. Dhe paketa e qeverise synon ne rradhe te pare te shtoje fondet per shendetesine”, shprehet kreu i shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here