FOTO/ ‘Fake news’, Rama shet vilën e biznesmenit si të Shkëlzen Berishës

0
530
Edi Rama ka prodhuar një tjetër “Fake News” me mediat dhe portalet e tij. Vilën e një biznesmeni te njohur, e ka ofruar për publikun si vilën e Shkëlzen Berishës.

Mesa duket i zënë ngushtë nga akuzat e opozitës për sarajet e Surrelit, Rama ka menduar se gënjeshtra është rrugëdalja e duhur duke paraqitur në mediat e kontrolluara prej tij vilën e një sipërmarrësi të njohur dhe pronar mediash si të ishte e Shkëlzen Berishës.

Për këtë ka reaguar edhe Shkëlzen Berisha në profilin e tij në Facebook.

Ja reagimi i Shkëlzen Berishës:

I zënë mat me sarajet e Surrelit në duar qe vlejnë miliona euro e të cilat nuk i justifikon dot as me të ardhurat që ka deklaruar as me taksat qe ka paguar, Rama kërkon të gjejë shpëtim duke fabrikuar fake news ne tualetet e veta mediatike.

Për këtë ka gjetur foton e një vile që është sa gjysma e të vetes, me pronar një person publik dhe kërkon të shesë me çdo kusht sikur ësjtë e imja. Ja kuptoj hallin por nuk zgjidhet çdo problem duke ja lënë atë tjetrit në derë. Këto zgjidhje edhe mund të justifikoheshin kur Rama ishte akoma i ri e i zënë ngushtë në ndonjë sallë gjyqi.

Por sot si i moshuar dhe kryeministër në vend të shpifjeve dhe gënjeshtrave të ricikluara pritet transparence se ku i gjeti miliona euro për dhjetëra mijëra metra katrore saraje në Surrel si dhe për pallatin 5 katësh të bashkëshortes së tij të ndërtuar pas asnjë faturë në mes të Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here