Pas “tërmetit”, Ahmetaj merr edhe portofolin për koronavirusin

0
98

Kryeministri Edi Rama i ka shtuar detyrat ministrit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, i cili tashmë do të kordinojë dhe planin për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

VENDIM

Nr.228, datë 18.3.2020

PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.11,

DATË 10.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS  SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRIT TË  SHTETIT PËR RINDËRTIMIN”

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe  të pikës 2, të nenit 5, të   ligjit nr.90/2012, “Për organizimin   dhe   funksionimin   e   administratës  shtetërore”,  me  propozimin  e  Kryeministrit,

Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Pas kreut   II,   të   vendimit   nr.11,   datë 10.1.2020,  të  Këshillit  të  Ministrave,  shtohet  kreu

II/1, me këtë përmbajtje:

“II/1. Ministri i Shtetit për Rindërtimin është përgjegjës  për  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës, ndërmjet    ministrive    dhe    institucioneve,    për hartimin    e    planit    të    përballimit    të    situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID19

Në  cilësinë  e  anëtarit  të  Këshillit  të  Ministrave, është përgjegjës për:

  1. a) koordinimin, drejtimin   dhe   ndjekjen   e veprimtarisë  së  ministrive  dhe  të  institucioneve  të tjera,  publike  e  shtetërore,  për  hartimin  e  planit  të përballimit  të  situatës  ekonomike  të  shkaktuar  nga infeksioni  COVID19
  2. b) evidentimin e   burimeve   të   brendshme, financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe propozimin për  miratim  në  Këshillin  e  Ministrave  të  akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;
  3. c) evidentimin e burimeve financiare të jashtme dhe përcaktimin e  mënyrës  së  përthithjes  së  tyre, për  përballimin  e  situatës  ekonomike  të  shkaktuar nga  infeksioni  COVID19  dhe  propozimin  për miratim  në  Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

ç)  koordinimin  dhe  drejtimin  e  strukturave  e  të njësive,   shtetërore   dhe   publike,   të   ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave, për zbatimin e planit   të   përballimit   të   situatës   ekonomike,   të shkaktuar nga infeksioni COVID19;

  1. d) prezantimin e   gjendjes   dhe   të   situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID 19;
  2. dh) përgatitjen dhe propozimin e projekteve, të përgjithshme e të veçanta, si pjesë të planit  të përballimit  të  situatës  ekonomike  të  shkaktuar  nga infeksioni COVID 19;
  3. e) detajimin e nevojave për përballimin e situatës  ekonomike  të  shkaktuar nga infeksioni COVID 19;

ë)  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës  si  dhe rekomandimin  e  institucioneve  për  përgatitjen  dhe paraqitjen për miratim në Këshillin e Ministrave të projektakteve, ligjore e nënligjore, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID 19;

  1. f) nxitjen, bashkërendimin  dhe dhënien e mendimit për projektaktet që propozohen nga ministritë, të  cilat  trajtojnë,  ndër të tjera,  edhe çështje me interes ose brenda fushës së përgjegjësisë së tij;
  2. g) thirrjen për raportim të strukturave të cilat kanë lidhje me situatën ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID 19;
  3. gj) krijimin dhe drejtimin e grupeve të punës dhe organizimin e  veprimtarivE  për hartimin  e planit   të   përballimit  të  situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID 19;
  4. h) bashkërendimin me ministritë dhe institucionet shtetërore për sigurimin e të dhënave të nevojshme dhe përcjelljen e porosive në funksion të realizimit të planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID 19;
  5. i) informimin, vazhdimisht  dhe  në  kohë,  të Kryeministrit,  kur  është  rasti,  edhe  Këshillin  e Ministrave,  për hartimin e planit  të  përballimit  të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID 19.
  6. Ngarkohet ministri  i  Shtetit  për  Rindërtimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here