Gazetari i kërkoi anulimin e koncensioneve, Rama ‘merr në pyetje’ Rakipllarin

0
96

Anullimi i koncesioneve ka qenë sot tema e diskutimit mes gazetarit, Robert Rakipllari dhe Kryeministrit Edi Rama. Të ftuar në emisionin “Open”, gazetari i kërkoi anullimin e koncensioneve, pasi sipas tij, janë shumë të shtrenjta, por Rama nuk ka qenë dakord dhe ka listuar të gjithë koncensionet duke i kërkuar Rakipllarit që t’i jepte përgjigje për çdo PPP, nëse duhej anulluar që paratë të përdoreshin për përballimin e COVID-19.

Për se nuk anulloni koncensionet, nuk them janë bërë mirë apo janë bërë keq, por këto para mund të shkojnë në një vend tjetër?

Unë do t’iu them koncensionet dhe ju do të më thoni se duhet të anullojmë nga këta. Nuk dua ta kalojmë me një përgjigje të thjeshtë. Ne kemi koncesion për kontrollin mjekësor bazë, i cili në vit kushton 8.7 milionë dollarë, aktualisht është pezulluar, faktikisht hiqeni nga lista se nuk mund të bëhet gjë. Ju thoni isntrumentat mjekësorë, janë faktikisht instrumenta që u shërbejnë operacionet që vijojnë në vend. Nëse ne e ndalojmë këtë financim, do të thotë që të mos të sterizliojmë më instrumentet. Më jepni përgjigjen?

Mjekë të ndryshëm thonë se është 100-fish më e shtrenjtë nga kostoja normale dhe është bërë dhe një padi në SPAK.

Po ju them jeni dakord që të operojmë me pajisje të pastrelizuara?

Ka mënyra më të lira.

Koncensioni tjetër përpunimi i mbetjeve në Fier, Elbasan dhe Tiranë. Jeni dakord që ta ndërpresim?

Nuk jam dakord, por ka mënyra të tjera.

Jeni dakord që të kemi probleme me plehrat?

Padiskutim që jo, por ka mënyra më të lira.

Ka dhe një koncension tjetër Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, pesë milionë janë, por nuk i merr njeri se s’ka filluar puna. Koncesioni i dializës, jeni dakord ju që ti lëmë pa kuruar.

Jo nuk jam dakord, mënyra si e thoni ju.

Jo jo, kjo është pyetja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here