COVID-19/ Britania do të japë 330 bilionë paund për bizneset dhe familjet…

0
128

Britania e Madhe do të miratojë një paketë financiare prej 330 bilion paund për të ndihmuar miliona biznese dhe dhjetra miliona familje.

Këto masa po merren në kuadër të koronavirusit teksa më parë kryeministri Boris Johnson ka qenë skeptik ndaj rrezikut të koronavirusit.

Por sot po ai në një konferencë për shtyp deklaroi se koronavirusi është shumë i rrezikshëm dhe në të ardhmen Britania do të marrë masa ekstreme për të mbrojtur jetë.

Ai madje siguroi se qeveria britanike do të bëjë çtë mundet për të ndihmuar ekonominë e vendit përballë përhapjes së koronavirusit.

Britania është vendi i dhjetë në botë sa i përket rasteve teksa ka 1950 të infektuar nga të cilët 69 viktima por ndryshe nga vendet e tjera në Britani vetëm sportet janë pezulluar teksa jeta vijon normalisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here