Spanjë, test i detyrueshëm COVID-19 për udhëtarët nga vendet me rrezik

0
109

Spanja do të kërkojë nga 23 nëntori që udhëtarët ndërkombëtarë nga vendet në rrezik të paraqesin një test negativ PCR prej më pak se 72 orësh, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Kjo masë do të zbatohet në pikat e hyrjes në vend, domethënë në aeroporte dhe porte. Kufijtë tokësorë nuk u nënshtrohen aktualisht kontrolleve si gjatë valës së parë të pandemi.

“Agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe kompanitë ajrore ose të transportit detar duhet të informojnë udhëtarët për këtë detyrim të ri”, vazhdon deklarata e ministrisë.

Deri tani, udhëtarëve ndërkombëtarë u duhej vetëm të plotësonin një pyetësor shëndetësor para se të mbërrinin në Spanjë dhe t’i nënshtroheshin një kontrolli të temperaturës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here