Video virale/ Rama bën zv/ministër Besart Kadinë, ish-zëvendësministrja: Na e dhanë me ulje

0
113

Mediat kanë raportuar sot se gazetari Besart Kadia është emëruar zëvendësministër i Financave.

Lajmi ka bërë xhiron e rrjetit, për shkak se Kadia ka qenë pjesë e PD, ndërkohë që në një intervistë para disa kohësh shprehej se qeveria e Edi Ramës është në ditët e fundit.

Për ironi, Rama e pati tallur në të paktën dy dalje. Në një rast te Arian Çani, Rama tha se nuk e njihte fare. Në një rast tjetër në emisionin e Ylli Rakipit e pati quajtur ‘ekspert që flet broçkulla’.

Së fundmi, Kadia ishte i pranishëm nëpër emisionet e debateve, ku pati edhe një përplasje me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, që është bërë virale në dritën e këtij zhvillimi.

Kurse ish-zëvendësministrja e Financave e qeverisë Rama, Irena Beqiraj e ka ironizuar me një postim në FB këtë emërim.

“Tani e ka radhën Papa të lexojë vargje nga Kurani të krishterëve, në meshën e çdo të diele, në San Pietro! Të djathtet do të na marrin më qafë Perandorinë, doja të thoja Partinë.

Jo, mirë e kisha, Perandorinë. Sepse partitë kanë nevojë për ideologji edhe njerëz me bindje të qarta. Perandoritë kane nevojë për jeniçerë, të cilet për interesa personale hidhen sa andej-këndej.

Kur mendoj se politikat socialiste të financave gradualisht kaluan nga Angjeli dhe Ben Malaj tek Kadia më kujtohet një gjoja ekspert i verërave që i thoshte kamarierit: “më sill edhe një 7 up për ta shuar pak këtë verën Cabernet Sauvignon Conti d’Arco se duhet holluar pak”. 

PD na e dha me 70% ulje… ne ke do i japim PD-së t’i kthejmë nderin?”, shkruan ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here