Virusi transmetohet nga kontakti/ t/ Këshilla e zyrtarit të OBSH: Lini këpucët dhe rrobat jashtë…

0
97

Walter Ricciardi, konsulent i Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke treguar se si transmetohet infeksioni i koronavirusit, ka apeluar për qytetarët që të jenë të kujdesshëm edhe sa i takon veshjeve që mbajnë kur dalin jashtë.

“Për punëtorët që do të punojnë edhe sot në këto ditë, kur të kthehen në shtëpi, lërini këpucët dhe rrobat jashtë, në një ambient veç”, tha Ricciardi duke nënvizuar se COVID-19 “është një virus i ri dhe ne ende jemi duke e studiuar atë, ai mund të mbijetojë në disa lloje sipërfaqesh” .

“Virusi transmetohet nga kontakti, nga ndërveprimi fizik midis dy personave: për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme të qëndroni në shtëpi, dhe madje edhe më e rëndësishme të lani duart.

Kur dikush del dhe prek objektet, në autobus ose në ashensor, ekziston rreziku që dikush që teshtit ose kollitet t’i ketë prekur fillimisht ato, kjo është hera e vetme që virusi mund të transmetohet nga një këndvështrim mjedisor”.

Ricciardi i dha këto deklarata në “Live – Non è d’Urso”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here