E dhimbshme/ Aktori italian apelon me video: Motra ime vdiq, por askush nuk vjen të marrë trupin, na kanë braktisur!

0
89

Aktori Italian Luca Franzese i cili njihet për rolin e tij në serialin “Gomorrah”, ka postuar një video në rrjetet sociale në datën 8 mars, ku thotë se është vetë-izoluar në shtëpi. Ai po qëndron në banesë sëbashku me trupin e vdekur të motrës së tij, e cila ndërroi jetë pasi u infektuar me koronavirus.

Aktori i cili është banor i Napolit,  thotë se ka lajmëruar autoritetet, por askush nuk ka ardhur për 24 orë, për të ndihmuar.

“Motra ime vdiq dje, me gjasë për shkak të virusit dhe unë jam duke pritur për përgjigje që prej mbrëmjes së djeshme”, thotë Franzese në video.

“Jemi të shkatërruar. Italia na ka braktisur. Të bashkohemi të gjithë. Ju lutem shpërndajeni këtë video”, shton ai.

Në një nga videot e publikuara nga aktori, trupi i motrës së tij duket në sfond.

Kjo është një dëshmi e vështirësive që po kalojnë qytetarët italianë dhe autoritetet të cilat nuk mund të përballojnë fluksin e shkaktuar nga koronavirusi dhe po punojnë mbi kapacitetin e tyre normal.

VIDEO:

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here