Voton kreu i LSI: Sot është dita e çlirimit nga të gjitha pikëpamjet. Qytetarët të bëjnë diferencën

0
115

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka votuar mëngjesin e sotëm në orën 09:10 në Qendrën e Votimit të vendosur në Kopshtin 31 në Njësinë nr.5 në kryeqytet. Fill pas votimit, kreu i LSI ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.

Sakaq, ai është shprehur se kjo e diel do të jetë dita e çlirimit nga të gjitha pikëpamjet.
“Në radhë të parë ndryshe nga ditët e tjera të zgjedhjeve, do ta nisja me një urim për besimtarët myslimanë. Sot siç duket është dita e çlirimit nga të gjitha pikëpamjet. Besoj se edhe sot do bëjë diferencën për të ardhmen e vendit. Shpresoj të jetë një procesi i qetë zgjedhor, dhe të kemi maturinë e duhur, sikurse kemi qenë gjithmonë si një popull i mençur”, u shpreh kreu i LSI, Petrit Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here