FOTO/ Të ‘pushtuar’ nga frika prej koronavirusit, ministrat e vendeve të BE-së shpikin një përshëndetje të re

0
142

Ministrat e Shëndetësisë të shteteve anëtare të BE-së për shkak të përhapjes së koronavirusit nuk e përshëndesin më njëri-tjetrin duke shtrënguar dorën. Ata kanë shpikur një mënyrë të re përshëndetjeje në mbledhjet zyrtare të unionit, duke “plasur” bërrylat me njëri-tjetrin.

Gjithashtu dorën e vendosin në zemër, për të treguar dashamirësinë për bashkëbiseduesin.

Në kontinentin “plakë’ frika është bërë mjaft e madhe, ndërsa sipas Daily Mail, në vëllazëri të tilla si masonët, anëtarëve u është kërkuar që të mos t’i shtrëngojnë duart.

Në mbledhjen e sotme emergjente, ministrat e Kroacisë, Francës, Qipros dhe Greqisë ‘plasën” bërrylat me njëri-tjetrin

Të tjerë vendosën duart në zemër. Në BE janë konfirmuar 160 vdekje dhe mbi 6000 të prekur, me Italinë, që është goditur më shumë nga koronavirusi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here