Ky nuk është mega-virus…

0
152

Nga Rolf Klosterman, BILD

Viruset dhe bakteret na kanë përndjekur që kur kemi populluar tokën. Me efekte të ndryshme.

Egjiptianët e lashtë kishin linë, bakteri i murtajës zhduki zona të tëra në Mesjetë. Dhe Gripi Spanjoll vrau rreth 50 milionë njerëz në të gjithë botën në vitin 1918. Patogjenët janë armiq të njerëzve. Për të mos harruar virusin HIV dhe Ebola-n.

Përsëri e përsëri ka shpërthime të mëdha të epidemive në planet.

Por: koronavirusi i ri, sipas gjithçkaje që dimë deri më tani, nuk është mega-virusi që njohim nga filmat e frikshëm të Hollivudit, që shkatërrojnë rendin botëror dhe krijojnë kaos të pastër.

Le të flasin numrat: në Kinë, një vend me 1.4 miliardë banorë, sipas të dhënave zyrtare janë infektuar në dy muaj pothuajse 80 mijë njerëz me virusin korona. Rreth 2750 kanë vdekur. Shkalla e vdekshmërisë në Wuhan, ku ka shpërthyer epidemia, është rreth 2.5 përqind. Në pjesën tjetër të vendit të madh është vetëm 0.7 përqind. Për krahasim: gjatë epidemisë së SARS në vitin 2002, vdekshmëria në të gjithë botën ishte rreth 10 përqind.

Dhe: në Gjermani ka një epidemi gripi çdo dy deri në tre vjet, me qindra-mijëra deri në miliona njerëz të infektuar dhe deri 25 mijë të vdekur.

Por gjithmonë vlen shprehja: po kujdesit, jo panikut!

Është e rëndësishme që të kufizohet përhapja e patogjenit, në mënyrë që epidemia të vihet nën kontroll. Dhe shanset janë të mira. Prandaj duhet të shmangim ngjarjet masive dhe t’i kushtojmë vëmendje rregullave të njohura të higjienës. Po ashtu duhet t’u kushtojmë kujdes të moshuarve dhe të sëmurëve. Ata janë veçanërisht në rrezik. Por nuk është nevoja të vraponi në supermarket dhe të blini të gjitha ushqimet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here