KE, BE, ODIHR, të gjithë kundër Taulant Ballës

0
160

Dënohet Taulant Balla shpifi per shkelzen berishen Këshilli i Evropës ashtu si dhe Bashkimi Evropian apo Odihr, e cilëson te papranueshëm amendamentin e deputetit Taulant Balla per shfuqizimin e nenit 62 ne ligjin e medias. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit te Evropës Jagland i ka përcjelle parlamentit mendimin e eksperteve te këshillit per këtë çështje duke kritikuar amendamentin e socialistit Balla. Ekspertet vene ne dukje se shfuqizimi i nenit 62 dëmton transparencën ne çështjen e pronësisë mbi median.

Duke fshirë nenin 62, pikat aktuale që ndihmojnë në transparencën e pronësisë mediatike do të hiqen. Pavarësisht progresit të bërë vitet e fundit në raport me transparencën formale të pronësisë mediatike, disa shqetësime mbeten, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me aksionet e fshehura dhe pronarët. Të heqësh dorë nga ky obligim është një hap pas për të siguruar transparencën e pronësisë së mediave në Shqipëri. Kjo nismë shkon në kundërshtim me përpjekjet e vazhdueshme të organizatave evropiane, përfshirë Këshillin e Europës, për të rritur transparencën e pronësisë, e cila konsiderohet një parakusht thelbësor për pluralizmin e medias dhe demokracinë.

Gjithashtu sipas eksperteve, ky propozim dëmton edhe konkurrencën e lire.

Pluralizmi i medias, nuk duhet të konsiderohet si nje parim qe bie ne konflikt me konkurrencën. Ai duhet te veproje si mburoje në ato raste kur rregullat e konkurrencës do të jene te pamjaftueshme për të parandaluar ndonjë pronar, një media, apo zë, që ka shumë ndikim mbi opinionin publik dhe ne klasen politike. Duke fshirë Nenit 62 të Ligjit nr. 97 / 2013, ligji shqiptar nuk le mundësi për te rregulluar pronësinë mediatike ne funksion te interesit publik. Kjo mund të jete edhe më problematike ne rastin e pronësisë se përqendruar te Televizioneve Kombëtare Tokësore.

Ne konkluzionet e Këshillit te Europes, propozimi i socialistit Balla bie ndesh me standardet evropiane.

Me fshirjen e nenit 62, dhe pa shtuar asnjë mase tjetër mbrojtëse për të parandaluar përqendrimin e panevojshëm të pronësisë në tregun e transmetimit tokësor shqiptar, ligji i propozuar krijon një situatë e cila bie ndesh me standardet evropiane në lidhje me pluralizmin e medias.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here