Rasti i Floyd ne SHBA dhe “pemëdashësit” në Shqipëri

0
156

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përfshine nga protestat masive pas vrasjes së një afrikano-amerikani në duart e oficerëve.

Protestat u shtrirë në të gjithë SHBA-në. Qindra njerëz u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar drejtësi mbi vdekjen e George Floyd…Protestuesit në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar protestat për disa ditë me radhë pas vdekjes së afrikano-amerikanit në duart e policisë.

Një ish oficer i policisë në Minneapolis është arrestuar dhe akuzuar për vrasje për vdekjen e Floyd.

Vazhdojnë protestat e dhunshme në SHBA: zjarr e plaçkitje dyqanesh, izolohet Trump

Derek Chauvin, i cili është i bardhë, u shfaq në pamjet duke i vë gjurin në qafë 46-vjeçarit Floyd të hënën derisa i mori jetën. Ai dhe tre oficerë të tjerë janë larguar nga puna.Protestat fillimisht paqësore degjeneruan në plaçkitje, zjarrvënie dhe dhunë të llojeve të tjera në Mineapolis dhe Saint Paul të Minesotës si dhe në qytete të tjera kudo në Shtetet e Bashkuara.

Ndersa kjo foto eshte nga Parisi para 4 ditësh.
Pankarta shkruan “Kur do të mundësohet vaksina kundër dhunës policore?”

Po ne Shqiperi??

Protesta e djeshme, për vrasjen e Klodian Rashës, ka shkaktuar reagime të shumta. Sigurisht, pati edhe nga ata që u shqetësuan tej mase për rrëzimin dhe djegien e pemës së Edi Ramës poshtë kryeministrisë. Absurde!!

Per keto “shoqatistet” e shqetesuar nga rrezimi i pemeve dekorative te fundvitit ne Tirane ; te njejtet qe kur u vra George Floyd ne SHBA na e sollen ne maje te hundes me hashtaget patetike #blacklivesmatter ; te njejtet qe sot nuk kane bere as edhe nje reagim per vrasjen e Klodian Rashes nga policia. Revolta popullore per vrasjen e qytetarit shqiptar nga perfaqesuesi shteteror meriton me se paku RESPEKT. Sa per kujtese, qytetaret amerikane dogjen edhe stacionin e policise si shenje proteste per vrasjen e Floyd nga policia. Mos flasim per protestat ne France apo Greqi …
Image may contain: one or more people, people standing, fire, night, outdoor, food and indoor
Image may contain: one or more people, fire and night
Image may contain: night, fire and outdoor

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here