Ilir Meta: Falsifikatorja Gjonaj ka rrëmbyer kompetencat e Presidentit dhe KED

0
104

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila në një konferencë për shtyp, reagoi ndaj akuzave të Kreut të Shtetit, si bashkëfajtore në atë që ai e quan grushti i shtetit për kapjen e Kushtetutës.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Presidenti Meta e quajti Gjonajn “falsifikatore”, ndërsa tha se ajo duhet “të shkojë e të tregojë shokët te SPAK”.

Si mund të merrem unë me një falsifikatore? Gjuha ime ka qenë shumë korrekte, ajo më ngatërron mua me gjuhën e Monikës, ata ta zgjidhin bashkë të dyja. Zonja të shkojë e të tregojë shokët et SPAK. nuk ka Shqipëria institucion më të rëndësishëm se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata me këto filma që bën Dvorani dhe kjo zonja, e bën këtë Kushtetutë një letër pa vlerë. Presidenti i ka kapur në flagrancë, jo për meritë të Presidentit, se Presidenti i ka paralajmëruar që prej dy vitesh. I kamë thënë që te Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe. Ky është krimi më i rëndë dhe më i thjeshtë për t’u hetuar se janë 3 letra dhe 8 veta për t’u pyetur. Ajo ka falsifikuar, më ka rrëmbyer mua kompetencën, ja ka rrëmbyer kompetencën KED-së. Nuk merrem unë me reagimet e saj. Ministren e ka “vrarë” që e ka porositur për të bërë këtë akt kriminal. E ka porositur ai që nuk e lejon të japë dorëheqjen”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here