Meta i përgjigjet ministres Gjonaj: Presidenti e ka kapur në flagrancë, ajo më ngatërron me gjuhën e Monikës

0
84

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është sot i ftuar në studion e Opinion në TV Klan përballë moderatorit Blendi Fevziu, dhe gazetarëve Andi Tela, Artan Hoxha, Mentor Kikia dhe Lorenc Vangjeli.

Presidenti i është përgjigjur deklaratave që bëri sot ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, pasi Ilir Meta e kallëzoi në SPAK për shkelje të Kushtetutës.

Kreu i shtetit është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk merret “me një falsifikatore” dhe se ministrja Gjonaj “e ngatërron me gjuhën e Monikës”.

“Si mund të merrem unë me një falsifikatore. E dyta, gjuha ime ka qenë shumë korrekte. Ajo më ngatërron mua me gjuhën e Monikës. Zonja në fjalë të shkojë të tregojë shokët tek SPAK. Nuk do të ketë asnjë ditë ndalesë pa zbardhjen e kësaj afere kriminale që përfshin Kuvendin, gjyqësorin dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Një Gjykatë Kushtetuese me këto lloj filmash e bën këtë Kushtetutë një letër pa vlerë. Presidenti i ka kapur në flagrancë. Te Gjykata Kushtetuese ju kam thënë vijë e kuqe, e kuqe flakë”, u shpreh Presidenti Ilir Meta

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here