“E imja përjetë”, një boksier romantik, ja çfarë surprize mori Dajana Shabani në 30-vjetorin e saj

0
227

Moderatorja, Dajana Shabani festoon ditëlindjen e saj të 30-ë. Ajo organizoi një festë me mikeshat e saj, ku ‘e dogjën’ në kërcim deri në mesnatë (Lexo këtu). Me një fustan të kuq vezullues moderatorja dukej joshëse dhe provokuese, teksa shijonte më së miri festën e organizuar me shoqet e saj.

Por, tepër detajues i dashuri boksier i Dajana Shabanit ka menduar ta suprizojë moderatoren në ditën e saj të rëndësishme. Një boksier romantik, Kamer Maloku ka lënë pas muskujt dhe pamjen serioze dhe ka dedikuar një mesazh dashurie për Dajanën.

“Urime 30 vjetorin shpirti im, të don beba. Gëzuar dashuria ime. E imja përjetë. Ti je vajza ime. Zemra ime”– janë mesazhet që kanë shoqëruar postimin e Kamer Malokut në rrjete sociale.

Një video me momentet më të bukura të çiftit, shoqëruar me mesazhe romantike, kjo është surpriza që boksieri i kishte dedikuar në rrjete sociale Dajana Shabanit.

    

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here