Edhe ambasadori i Serbisë në Tiranë e quan Kosovën `tokë Serbe`, ministria e Jashtme hesht

0
135

Brenda 24 orësh një tjetër deklaratë për Kosovën. Këtë herë bëhet nga ambasadori serb në Tiranë.

Njësoj si prifti malazes, i cili mbajti meshë në festën e Krishtlindjeve në Vrakë të Shkodrës edhe Zariç nga i njëjti qytet tha se Kosova është tokë serbe.

Pas Priftit Radomir Nikçeviç, ambasadori serb në Tiranë Miroljub Zari?  foli për çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Nga Shkodra, ai u tha gazetarëve se Kosova është e pavarur për ju, kurse për ne jo dhe se ajo është toke serbe.

Ambasadori Zariç komentet për Kosovën i bëri gjatë vizitave në komunitetin Serbo-Malazez në Shkodër me rastin e Krishtlindjes Ortodokse sipas kalendarit Julian.

Të dielën prifti malazes pas meshës në Vrakë të Shkodrës ai tha se Kosova është vend i shenjtë i Serbisë.

Janë dy deklarata të forta dhe të pastra antishqiptare këto, që bëhen brenda territorit të Shqipërisë. Të paktën ajo e ambasadorit të Serbisë në Tiranë duhejt të kishte shqetësuar ministrinë tonë të Jashtme dhe ti tërhiqte vërejtje ambasadorit Zariq. Por deri më tani kemi vetëm heshtje

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here