Pas letrës së Dobrushit të Soros sekretarja e Kuvendit i shkruan Metës:Të rihapet gara për KLGJ e KLP

0
226

Vijon ngërçi i Reformës në Drejtësi dhe ngritjes së organeve për zbatimin e saj. Pasditen e sotme, Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, Albana Shtylla i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në lidhje me krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Në letrën e saj, Sekretarja e Kuvendit kërkon që të rihapet edhe njëherë gara për pedagogët e drejtësisë, pasi nuk plotësohet minimumi i kandidaturave për kandidatët në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas Shtyllës thekson në letër se numri i kandidatëve për secilin nga Këshillat është më pak se 7.

Konkretisht për KLGJ numri i aplikantëve pedagogë është 6 kurse për KLP numri i aplikantëve nga Universitetet është 5.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here