Detaje/ Italia bëhet shteti i katërt më i prekur nga koronavirusi, ja sa ka shkuar numri i të infektuarve…

0
89
FILE - In this Friday, Feb. 21, 2020, file photo, personnel carry new beds inside a hospital of Codogno, near Lodi in Northern Italy. Health officials reported the country's first cases of contagion of COVID-19 in people who had not been in China. Italy saw cases of the new virus more than quadruple in a day as it grapples with infections in a northern region that apparently have spread through a hospital and a cafe. (AP Photo/Luca Bruno)

Numri i njerëzve të prekur nga koronavirusi në Itali e ka kaluar numrin 100. Sipas Rai News, numri i të infektuarve tashmë ka shkuar në 132 duke e bërë Italinë të zërë vendin e katërt në shtetet ku koronavirusi është më i përhapur.

Numri i viktimave vijon të jetë dy, një në Veneto dhe një tjetër në Lombardi.

Përhapja e shpejtë e infeksionit e ka çuar Italinë në vendin e katërt në renditjen botërore, pas Japonisë:

1) Kina: 77579;

2) Koreja e Jugut: 556;

3) Japoni: 135;

4) Itali: 132;

5) Singapori: 85;

6) Hong Kong: 70;

7) Tajlandë: 35;

8) SHBA: 35;

9) Irani: 28;

10) Tajvan: 28.

Qeveria italiane ditën e djeshme ka marrë masa të jashtëzakonshme në qytetet ku ka shpërthyer virusi, duke ndaluar hyrjet-daljet. Drejt mbylljes janë edhe shkollat në Milano.

Pas tre ndeshjeve të Serisë A, Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo dhe Verona-Cagliari, emergjenca e koronavirusit ka anuluar një tjetër ndeshje. Sporti është ndaluar gjithashtu në Torino duke shtyhet në një datë të pacaktuar sfidën Torino-Parma, e cila ishte për në orën 3 pasdite në stadiumin Olimpik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here