Veliaj çoi terminalin lindor te TEG, qytetarët: Për të ardhur në Tiranë na duhen 15 mijë lekë taksi

0
266

Tashmë terminali lindor, i vendosur prej kohësh te Ekonomiku, është zhvendosur te qendra tregtare TEG. Te gjithe udhetaret qe vijne me mjete te transportit jo privat per ne Tirane do te zbresin te qendra tregtare. Të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve lidhur me këtë zhvendosje, pasi shtohen kostot. Kështu duke marrë një shembull për qytetarët që udhëtojnë nga Elbasani ne Tiranë me autobus, bileta e tij kushton 200 lekë të reja. Por me vendodhjen e re, për të mbërritur në Tiranë do duhet të paguajnë shtesë. Në rast më të mirë do duhet të paguajnë një biletë urbani shtesë, ndërsa ata që e kanë ke nxitim, do duhet të paguajnë taksinë që shkon diku te 1500 lekë të reja. “Unë për të ardhur në Tiranë, tani duhet të shtoj edhe 10 mijë lekë”, tha një qytetare. “Nga TEG në Tirabë, kushton 15 mijë taksia”, tha një tjetër./ standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here