Tedi Blushi i jep përgjigjen epike Spiropalit: Moj e çmendura ‘E’, edhe për grushtin e shtetit keni konsensus nga SHBA dhe BE?

0
107

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, ka ironizuar mbi reagimin e ministres Elisa Spiropali kundër kreut të shtetit.

Blushi e ka cilësuar si absurd qëndrimin e Spiropalit që thotë se ka konsensusin e SHBA dhe BE.

“Mbani fort oligarkët se ata janë të besës. Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt! Edhe pak durim! Me qetësi dhe drejtësi!”-shprehet Blushi

Reagimi i plotë:

Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!

Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.

Mbani fort oligarkët se ata janë të besës.

Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt!

Edhe pak durim!

Me qetësi dhe drejtësi!

Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here