Cana: Oferta nga Greqia dhe Anglia

0
120

 

lorik cana festa kombetarja shqiptare e futbollit portugali shqiperi 0-1Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka mundur të rikthehet për të luajtur në Ligën Premier. Lideri i shqiptarëve u largua nga skuadra italiane Lazio, për tu transferuar në Francë tek skuadra Nantes. Në një intervistë për ‘Canal+’, Cana ka zbuluar se ka refuzuar Olympiakosin në Greqi, por edhe oferta tjera nga Liga Premier e Anglisë dhe nga SHBA. “Kam pasur një ofertë nga Olympiakosi, por edhe nga Anglia, mirëpo zgjodha Nantesin. Kisha mundësinë të transferohesha edhe në Amerikë por për mua ka qenë më mirë Franca”, tha Cana. Kujtojmë që Cana u zyrtarizua si lojtar i Nantes vetëm në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, ndërsa aty është së bashku me bashkëkombësin e tij Ermir Lenjani.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here