“Nuk më tremb, në Shkodër më kanë çdo ditë”/ Suad Lici reagon pas pakos së dyshuar me eksploziv…

0
132

Nuk kam pasur problematika.” Kështu ka reaguar administratori i ekipit të Vllaznisë, Suad Lici pas vendosjes pas vendosjes së një pako të dyshuar eksplozive poshtë makinës së tij.

Ai deklaroi se nëse ka të bëjë me punën e tij te Vllaznia, strukturat kriminale duhet të qëndrojnë larg sporti.

Lici: Ndodha lidhet edhe me detyrën time. Le t’ua lëmë organeve kompetetente. Nuk jam unë kompetenti. Nuk kam asnjë lloj problematike. Unë jam njeri i lirë dhe do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Nuk kam pasur problematika. Unë jam personin përgjegjës për mbarëvajtjen e formacionit. Unë kam qenë i detyruar të zbatoj vendimet e drejtuesve.

-Është ky një lloj presioni që ju të largoheni nga administrimi i klubit “Vllaznia”?

Lici: Do të vazhdoj detyrën. Pa folur organet kompetente nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është një marrëdhënie me sportin, mendoj që strukturat kriminale të qëndrojnë larg sportit. Absolutisht nuk më tremb kjo ngjarje. Në Shkodër më kanë çdo ditë.

Suad Licit, mëngjesin e sotëm i është vendosur një pako me lëndë plasëse poshtë makinës së tij. Sasia e dyshuar si tritol nuk ka shpërthyer.

Ka qenë vetë ky i fundit i cili ka konstatuar lëndën eksplozive në automjetin e parkuar dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Ekspertët nga Tirana janë nisur drejt Shkodrës për të hapur këtë pako te mbështjellë me natriban dhe që dyshohet se është tritol por ende e pakonfirmuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here