Biseda ndërron drejtim, aktori lë mikrofonin dhe braktis intervistën

0
133

aktoriBeteja e gjatë me drogën dhe pas përfundimi në burg ende e prekin aktorin Robert Downey Jr, ku gjatë një interviste nuk ka mundur të përballojë pyetjet dhe ka lënë mikrofonin dhe është larguar. Intervista do t’i referohej projektit të tij më të ri, por duket se çdo gjë nuk ka shkuar ashtu sikundër ishte programuar, pasi aktori është revoltuar tej mase. Një ndikim të madh kishte edhe pyetja lidhur me marrëdhënien e tij me të atin, duke i nxehur më tej gjakrat. Aktori është revoltuar kur pyetjet e bëra ndaj tij morën një drejtim për jetën e tij personale, kur në fakt ishte i ftuar nga “Channel 4” në Londër për të promovuar filmin e tij të ri “Avengers: Age of Ultron”. Në fillim të intervistës ai dukej në një formë të mirë, por më pas biseda mori një drejtim krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë ishte planifikuar kur gazetari Krishnan Guru-Murthy nisi ta pyeste rreth betejës së gjatë me drogën, duke bërë që aktori të vihej në siklet.

 

Justin Bieber ndan Ariana Granden nga i dashuri

ariana Justin Bieber është kthyer në një mollë sherri për këngëtaren Ariana Granden me të dashurin e saj, pasi raportohet se një ndër shkaqet ka qenë dhe ai. Në një nga performancat e dy këngëtarëve duket se ka pasur ngacmime dhe kjo e ka lënduar tej mase të dashurin e Ariana Grandes. Pak më herët u raportua se ata janë ndarë në fillim të këtij muaji si pasojë e axhendave shumë të ngjeshura. Por zërat thonë se performanca e fundit e këngëtares Ariana Grande, në të cilën Justin Bieber e përqafoi në skenë, e ka lënduar shumë reperin Big Sean dhe kjo është arsyeja e vërtetë e ndarjes. Burime të afërta me ish-çiftin kanë thënë për ‘TMZ’: “Sean shprehet se ishte ai që i dha fund marrëdhënies së tyre, për shkak të papjekurisë së saj”.

 

Ed Sheeran me një klip të ri

ed-sheeranKëngëtari Ed Sheeran ka bërë me dije në “Twitter” se do të publikojë këngën e re të titulluar “Photograph”. Më tej Sheeran ka theksuar se video e kësaj kënge do të jetë speciale. Kitaristi dhe këngëtari ka ngacmuar fansat, duke u shprehur se është tepër I emocionuar në lidhje me këtë projekt të ri. Sheeran citon: “Kënga ime e ardhshme titullohet “Photograph”. Prisni të shihni këtë video e cila do të jetë ndër më të veçantat që keni parë”, – ka përfunduar ai. Britaniku Sheeran ka popullaritet të jashtëzakonshëm në nivel global, duke bërë që mbështetësit e tij të ndihen krenarë për të.

 

Vin Diesel garon edhe një herë për “Fast & Furious 8

vin-dieselAktori me rol kryesor në serinë e filmave “Fast & Furious”, Vin Diesel, do të kthehet përsëri edhe për një xhiro kur “Furious 8” do të “garojë” nëpër kinematë botërore në vitin 2017.

Kompania filmike “Universal Pictures” pritet të shfaqë pamjet e saj më 14 prill të vitit 2017, të vazhdimit të filmit më të shikuar për këtë vit, “Furious 7”. “Furious 7” ka udhëtuar në gjithë globin, që nga Lindja e Mesme deri te Los Anxhelos, por episodi I ardhshëm nga franshiza Blockbuster do të zhvillohet në Nju Jork. “Gjithmonë mendoj për këta filma si fotografi të shumta në të njëjtën kohë”, – ka thënë Diesel. Po ashtu edhe aktori i vjetër Kurt Rusell pritet të marrë pjesë në këtë episod me rol si një lider me emrin Mr. Nobody. Ndërsa për aktorët si Dwayne Johnson apo Michelle Rodriguez ende nuk është konfirmuar nëse do të kthehen edhe në “Furious 8”, por është e ditur se vëllai i aktorit të ndjerë Paul Walker, Cody, do t’i bashkohet kësaj franshize. “Furious 7” tashmë ka bërë më shumë se 1.1 miliardë dollarë në mbarë botën që kur ka hyrë në box office të Shteteve të Bashkuara më 3 prill.

 

Mila Kunis akuzohet për vjedhjen e një pule

mila Një konkurrencë e ashpër ndaj dy shoqeve të fëmijërisë duket se do I ndjekë gjatë gjithë jetës, pasi një akuzë mjaft absurd është ngritur ndaj aktores Mila Kunis. Shoqja e saj e fëmijërisë e cila kërkon të bëhet e famshme përpos tentativave si këngëtare, e ka akuzuar aktoren se I ka vjedhur një pulë vite më parë. Pretendohet se ngjarja ka ndodhur kur ato kanë qenë fëmijë, ndërsa Mila Kunis e ka cilësuar absurde. 31 vjeçarja me origjinë nga Ukraina, akuzohet nga Kristina Karo, shoqe fëmijërie e Kunis, se kur ishin ende në vendlindjen e tyre, 25 vite më parë, aktorja Ishte aq ziliqare për pulën e shoqes, sa ia vodhi. Kristina, e cila po përpiqet të lançojë karrierën e saj si këngëtare në SHBA, kërkon 5 mijë dollarë dëmshpërblim nga Kunis, pasi sipas saj, humbja e pulës e la për një kohë të gjatë të dëshpëruar.

 

 

 

 

Shakira thyen rekordet

shakiraShakira nuk e ka mbajtur dot lumturinë që ndien, ndërsa ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale një foto teksa mban në duar rekordet e saj “Guinness”. Këngëtarja ka përzgjedhur “Twitter”-in, për të treguar rekordet e saj. Në një fotografitë publikuar të martën, këngëtarja kolumbiane 33-vjeçare shihet e rrethuar me 3 certifikatat e saj me titujt e rekordeve “Guinness”. Ajo është konsideruar si personi I pare që ka arritur 100 milionë pëlqime në rrjetin social “Facebook”. Një tjetër arritje e saj e madhe është albumi “Fijacion Oral”, I cili ishte albumi I pare spanjoll më I shitur gjatë një jave në Amerikë në vitin 2005, ndërsa rekordi I tretë ka të bëjë me “single” spanjoll më të shitur të të gjitha kohërave, “La Tortura”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency