Dita e dytë e grevë së urisë! Njëri nga punonjësit e nënstacionit tëPoçemit dërgohet me urgjencë në spital. Shtati hesht

0
110

 

Punonjësit e nënstacionit të Poçemit në Ballsh, kanë hyrë sot në ditën e dytë të grevës së tyre të urisë, ku kërkojnë dhënien e pagave dhe hedhjen e sigurimeve të prapambetura nga ana e kompanisë. Janë 13 punonjës që derimë tani i janë bashkuar kësaj greve, ndërkohë që si pasojë e temperaturave të ulëta, kanë nisur dhe problemet e tyre të para shëndetësore.

Gazetarja e Fax Neës Fatmira Bajramaj, raporton se një prej punëtorëve është dërguar mbrëmjen e djeshme në ambulancën e fshatit Fratar. Punëtorët kanë marrë negociata nga ana e kompanisë, që të lënë grevën, por nuk mund ta lënë atë pa marrjen e 27 pagave.

Ky nënstacion ka 18 punëtorë, të cilëve iu është prishur kontrata në muajin Janar të këtij viti. Nga ky nënstacion furnizohet me energjui dhe rafineria e naftës në Ballsh, që po ashtu kanë shprehur mbështetjen për këtë grevë.

Punëtorët gjenden në ambientet e brendshme të nënstacionit të Poçemit, që furnizon me energji elektrike një pjesë të mirë të zonës së Mallakastrës.

Mësohet se ka të tjerë punëtorë që do ti bashkohen grevës së urisë në ditët në vijim, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme grevistët i ka vizituar dhe sekretari i prefekturës së Fierit, por nuk ka mundur që ti japë një zgjidhje këtyre punonjësve.

Nga ana tjetër protesta e përditshme e naftëtarëve vazhdon dhe në Ballsh, ku po ashtu punonjësit janë përballur me mungesë tëp agave dhe të siguracioneve shoqërore.

Për më shumë ndiqni raportimin e gazetares së Fax News:

(E.K/Faxweb.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here