Çollaku: Operacioni i SPAK u dekonspirua, Dako ishte i informuar për arrestimin

0
142

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko ishte gazetari i kronikës, Basir Çollaku.

Çollaku është shprehur se  Dako ishte i informuar për të gjithë lëvizjet që po bënte SPAK dhe se kjo strukturë nuk po arrin dot që të gjejë spiunin brenda vetes.

Dalja e informacionit  për arrestimin e Dakos nga SPAK ka ardhur prej zyrave të tyre, kjo është diçka e përsëritur dhe nuk po arrijnë dot që ta gjejnë dot spiunin brenda vetes. Kur gjërat përsëriten dhe bëhen rrugë është një problem i madh, të paktën një javë më para unë kisha informacione se Dako do të arrestohej.   

Ka pasur përpjekje të mëparshme për të arrestuar Dakon nga ministri Xhafaj, ndoshta kjo është dhe një nga arsyet që e bëri ish ministër pasi u investua të arrestonte eksponentë të tillë të fuqishëm brenda PS. Rama e dinte arrestimin e Dakos dhe e ka shtyrë deri sa të merret e bashkinë e Durrësit pasi Dako ka fuqi të mëdha për të mbledhur vota

Ambasada e SHBA reagoi pasi u lirua Tahiri dhe shprehur zhgënjim por nuk kishte arsye sepse duhet shumë mirë se aty ku përfshihet Rama është e pamundur të zbatohet ligji.  E gjithë kjo regji ku ka arrestime të kontrolluar, lirim të kontrolluar, dënim të kontrolluar, çka do të thotë se pavarësia e SPKA është e munguar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here