Maturantët po regjistrohen, pikëpyetjet për studimet universitare

0
172

Nuk e di a u kanë ofruar gjimnazet e tyre mundësi të njohin tregun e punës në degët që do të zgjedhin për studimet universitare?

A i njohin statistikat e punësimit?

Kanë marrë kontakte informacioni me lëndët që zhvillohen në degët ku dëshirojnë të ndjekin studimet universitare?

Dinë cilët janë pedagogët, tekstet, platformat teorike, kushtet e studimeve, etj., në fakultetet ku duan të shkojnë?

U ka dhënë agjencia që merr përsipër të jetë “seksere” mes studentit të ardhshëm dhe fakulteteve ku maturantë dëshirojnë të rregjistrohen të njohin sa është përqindja e kalueshmërisë atje, sa është nota mesatare e studentëve, kush ka studjuar më parë në ato fakultete?

Ju ka dhënë njeri nga agjencia e rregjistrimeve të dhëna mesatare për cmimin dhe koston e studimeve dhe të jetesës, për librat që duhet të blejnë, në çdo degë?

U ka organizuar ajo agjenci takime konsultimi dhe informimi me fakultetet përkatëse anëembanë Shqipërisë???

Ka bërë kjo agjenci fushata marketingu për departamente dhe fakultetet e mundshme ku maturantët duan të ndjekin studimet universitare?

U ka dhënë informacione agjencia që i rregjistron dhe u kërkon të paguajnë për profilet e studimeve në degët ku duhet të ndjekin studimet universitare?

Kanë pasur mundësitë të dialogojnë online me specialistë që njohin fushat e studimeve universitare ku dëshirojnë të vazhdojnë për të bërë pyetje dhe marrë përgjigje?

Besoj se të gjitha këto i kanë pasur si shërbime sepse përndryshe i thonë të rregjistrohesh “derr në thes”.

Apo hajde se nuk prish punë, se mos ka rëndësi se në çfarë dege do të të rregjistrojnë!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here