Vlorë/Arrestohet 32-vjeçari i cili plagosi me sende të forta një person

0
91

Një konflikt, për motive të dobëta në Vlorë është përshkallëzuar në përplasje me sende të forta mes dy personave.

Sipas policisë 32-vjeçari B.L., është arrestuar për veprën penale “Plagosje me dashje”, pasi ka goditur me sende të forta I.K.

Gjithashtu nga uniformat blu një tjetër person është proceduar penalisht.

26-vjeçari J.P., menaxheri i një lokali në Himarë është proceduar pasi nuk respektoi orarin e përcaktuar për mbyllje.

DVP Vlorë/Informacion

Vihet në pranga një 32-vjeçar, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Procedohet penalisht dhe një shtetas për vepën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin J. P., 26 vjeç, menaxheri i një subjekti në Himarë, pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here