I futën të “dridhurat” Bashës, kush e ka radhën për shkuar në duart e belgëve?

0
136

Një ditë pas marrjes në pyetje të Lulzim Bashës, grupi i prokurorëve belgë pritet që të largohet nga Shqipëria, por më parë mund të marrë në pyetje edhe persona të tjerë që kanë dijeni lidhur me dosjen e “Toyota Yaris”.

Kryetari i PD-së, dje u mor në pyetje për më shumë se 2 orë dhe më pas në dalje, deklaroi për mediat se do të bashkëpunojë me drejtësinë për të zbuluar të vërtetën.

Kryedemokrati u shpreh se në SPAK përpara prokurorëve belgë ishte në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, por nuk pranoi që të jepte më shumë detaje lidhur me atë që ka dëshmuar.

Gjykata e Tiranës dënoi me një vit e gjashtë muaj burg Ervis Vladin për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në dy mjetet tip “Toyota Yaris”.

Këto të fundit kishin mbërritur në Portin e Durrësit nga Belgjika. Vladi ishte një ndër gjashtë personat, të cilët u hetuan për këtë çështje.

Bllokimi i sasisë së konsiderueshme të parave në portin e Durrësit në qershor 2018, prodhoi akuza të ashpra nga kreu i opozitës Lulzim Basha, sipas të cilave qeveria shqiptare ishte e lidhur me trafikun e drogës.

Basha paralajmëroi disa ditë përpara bllokimin e parave dhe akuzoi kryetarin e Grupit Parlamentar  të Partisë Socialiste Taulant Ballën, si garantues të marrëveshjeve me krimin e organizuar.

Balla iu përgjigj duke e hedhur në gjyq për shpije Bashën dhe në Janar 2019 lideri i Partisë Demokratike u dënua nga Gjykata e Tiranës për shpifje me 50 mijë lekë gjobë.

Por ku e dinte Lulzim Basha? Kush ia dha informacionin? Për këtë drejtësia belge vijon hetimet dhe dje e mori në pyetje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here