Ambasadorja e Çekisë: Mungesa e drejtësisë po detyron shqiptarët të braktisin Shqipërinë

0
126

amb

 

Ambasadorja e Çekisë, Bronislava Tomasova, ka deklaruar se mungesa e drejtësisë në Shqipëri është një ndër shkaqet kryesore që po detyron shqiptarë të lënë vendin e tyre. Sipas ambasadores çeke, Shqipëria po humbet para dhe investime nga sistemi jofunksional i drejtësisë. “Vendi është duke humbur shumë para dhe shumë mundësi të mira në formën e investimeve të reja për shkak të sistemit jofunksional të drejtësisë. Kjo me siguri është edhe një nga arsyet se pse të rinjtë shqiptarë shprehin mendimin për të jetuar më mirë diku tjetër sesa në vendin e tyre siç tregojnë edhe sondazhet e fundit. Vetëm me një prokurori dhe gjykata funksionale, është i mundur forcimi i kuptimit të drejtësisë, sundimit të ligjit dhe qasjes së bazuar në meritë në sjelljen e përditshme të njerëzve”, – theksoi ambasadorja. Më tej Tomasova theksoi se nëse nuk miratohet sa më shpejt Reforma në Drejtësi, e cila largon gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, nuk është bërë asgjë. “Qëllimi është themelimi i një sistemi funksional të gjyqësorit, ku ndërhyrjet politike apo të tjera nuk do të jenë të mundura. Qëllimi është themelimi i një sistemi në të cilin prokurorët dhe gjyqtarët joefikasë, joprofesionistë dhe të korruptuar nuk do të lejohen të punojnë më. Pa miratimin e legjislacionit përfundimtar për reformën, nuk është bërë asgjë. Përkundrazi, me miratimin e reformës, udhëtimi i gjatë i zbatimit do të fillojë, gjë që do të kërkojë shumë vendosmëri. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe joprofesionistë do të duhet të largohen nga sistemi”, – përfundoi Bronislava Tomasova.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency