Një ditë pas trafikut kaotik/Veliaj premton rifillimin e projektit për parkim nëntokësor

0
125

 

 

Veliaj-ne-Njesine-5-per-projektbuxhetin-3-200x133Vetëm një ditë pas kaosit të krijuar për shkak të trafikut në kryeqytet, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi për rifillimin e projektit për parkimin nëntokësor të makinave në parkun “Rinia”. Deklaratën Veliaj e bëri pas përurimit të restaurimit të Monumentit të Pavarësisë. “Ky parkim nëntokësor me një kapacitet prej 1000 makinash do të çlirojë trafikun në qendër të kryeqytetit. Ajo që po planifikojmë për buxhetin është se duke qenë se ne do të rifillojmë projektin e parkut, parkimit nëntokësor këtu në parkun “Rinia””, – tha Veliaj. Më tej kreu i Bashkisë theksoi se me hapjen e parkimit nëntokësor, do të lehtësohet më shumë edhe çështja e trafikut në qendër të Tiranës, ku pjesa e këtij projekti do të jetë edhe sistemimi i themeleve. “Parkimi nëntokësor do të jetë për rreth 1000 makinë, çka do e çlirojë në mënyrë të ndjeshme bulevardin jo vetëm në ditët me shi, por edhe në ditët e tjera dhe çka do na mundësojë qe kur të kemi Ditët pa makina, të mos ndihet fale një parkimi të madh që do të jetë në nëntokë”, – deklaroi kreu i Bashkisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency