Debati në rrjetet sociale / Rama sherr me qytetarët që kritikojnë KÇK-në dhe OFL-në

0
87

Kryeministri Edi Rama nuk i ka pëlqyer komentet që bëhen online për KÇK-në dhe OFL-në.

Në disa postime radhazi ai u ka kthyer përgjigje disa komenteve duke e quajtur këtë që po ndodh një nismë reale dhe jo “muhabet kafeneje apo estradë studiosh TV” siç i quan ai kritikat.

DEBATET

Elton Maksi Tozaj: Urime per punen por nje keshille Edi Rama keto postoblloqet rrugeve te Tiranes si ne vitin 1997 sot me 2020 jane nje turp! Percjellin nje pasiguri dhe terror tek te gjithe! Per mos te folur per arrogancen e policise!

Edi Rama: Elton Maksi Tozaj postblloqet le t’u ngjallin pasiguri fajtoreve jo ty e mua dhe mos ngaterro 1997 me 2020 se atehere e haje ti dhe shumica derrmuese e popullit, sot e ha nje pakice e vogel qe ka bere krime e qe duhet perfundimisht ta lere popullin dhe vendin rehat! Lufta me krimin s’eshte muhabet kafeneje as estrade studiosh tv, eshte lufte reale qe ka hyre ne nje kapitull vendimtar! Prandaj merre me qetesi dhe pozitivisht, se behet per ty e per tere njerezit normale te Shqiperise.

Elton Maksi Tozaj: Edi Rama jam shume pro vendosjes se ligjit! Por di tju kerkoja sinqerisht nje dite pasagjerin te benit ne nje makine familjare me femije te vegjel qe te cuditur shohin kallashnikov neper duar policesh, dhe te shihni e degjoni menyren si komunikohet! Mbase postoblloqet jane paksa te dal mode! Krimi gjithmone eshte dy hapa para shtetit! Ata qe perballen me keto postoblloqe dhe keto pamje shtetrrethimi jemi ne qytetaret e thjeshte qe dhe faturen e ujit e dritave se leme te kaloj nje dite pa paguar!

Eri Metaj: Edi Rama Me habit fakti Z. Kryeminister qe s’pranon asnje lloj kritike nga asnje individ..per sa I perket postoblloqeve te Kota dhe te shumta Mos bej sikur se dini edhe ju qe ka akoma molle te kalbura ne sistemin e policise se shtetit, por kjo sdo te thote qe ata bejne keq qe dalin apo shteti po’ drejtohet ne menyre te gabuar, thjesht mund edhe te hiqet pak KY mentaliteti qe ne 150km rruge nga Tr ne Vlore dalin 14 kontrolle policie,PA pike motivi.. Tani shikoje pak vete kete fenomen!

Edi Rama: Eri Metaj e para mos u habit fare, po dallo kritikat nga sharjet, perqeshjet apo brockullat! E dyta, nuk e kam thene asnjehere qe s’ka molle te kalbura ne polici, sepse as nuk e mendoj e as nuk rri nje dite rehat ne raport me mollet e kalbura; e treta, nuk thash as qe duhet te kete 14 kontrolle policie ne 150 km rruge (qe s’ka ne fakt) po fola per postblloqet e posacme te ngritura me objektiva te posacem ne momente te caktuar. Shpresoj u kuptuam.

Orjet Shehaj: Eri Metaj po ku di gje ai se mos jeton si nje popull normal ai. Atij i duket si manhatan ketu

Edi Rama: Orjet Shehaj sa jetoj une ne popull e me popullin, ti ne fakt duhet ta kesh njefare ideje, sepse duke me ndjekur ne kete faqe duhet ta kesh pare sa njerez takoj e me sa njerez flas! Po kjo mbase s’ka rendesi

Orjet Shehaj: Kjo eshte e vertete qe je nje nga politikanet qe ke dal me shume ne teren nga te gjithe.. mirpo jane disa reforma dhe ndryshime qe populli ka nevoje per sot. Problemi eshte se modeli suksesit eshte politikani qe vjedh ose ai qe meret me pislleqe. Kjo eshte kthyer ne sistem qe duhet ndryshuar. Keto jane gjera thelbesore per ne qe duam te rrisim femije dhe te jetojme aty. Nuk ka rendesi qe te me vendosesh kck apo 25 postoblloqe nga fieri ne tirane. Por te kalosh ne site drejtuesit e cdo njesie administrative. Sepse nuk ka me model suksesi qe arrihet me pune dhe djerse or mik. Ky eshte problemi qe njerezit humbasin besimin dhe largohen.

Edi Rama: Orjet Shehaj une as nuk vjedh e as nuk merrem me pislleqe dhe ja ku me ke, ashtu sikunder disa qe vjedhin e merren me pislleqe nuk mjaftojne per t’i futur te tere ne nje thes, keshtu qe rishikoje kete opinion sepse eshte i gabuar! E dyta ne rast se per ty nuk ka rendesi lufta me krimin e organizuar, ka rendesi per mua dhe per Shqiperine qe meritojne njerezit e zakonshem te ketij vendi, ndersa 25 postblloqet nga Fieri ne Tirane nuk e di ne çfare endrre i ke pare, po ne realitet jo njehere!

Gramos Ksasniqi: Edi Rama Per familjen Berisha….bo gjo…ooopo ……

Edi Rama: Gramos Ksasniqi nese e ke per familjen e Sali Berishes, a ma thua dot cfare lidhje ka qeveria dhe policia me pyetjen tende?! Nuk jemi ne vitin 1945 vella, jemi ne vitin 2020 dhe po bejme nje reforme historike ne drejtesi, sepse nuk i takon policise te merret me politikanet, po drejtesise dhe vetem drejtesise!

Ben Kasneci: Vetem zhurme per asgje.filloni nga vete ju politikanet,mjeket pedagoget,pastaj kriminelet se kur i keni lejuar kaq vite te bejn ca dojn ,besoj se sju prish shum pune po te vazhdojne dhe ca vite pune ato.prandaj .esht shume e veshtire per tu besuar zoteri i nderuar?

Edi Rama: Ben Kasneci nese sipas teje mjeket dhe pedagoget jane me te rrezikshem se vrasesit dhe trafikantet, atehere une s’kam cfare te shtoj pervecse keqardhjes sime per kete menyre kaq mbreselenese te menduari!

Ben Kasneci: Edi Rama mesa duket ofl po merret ne fushen e sekuestrimit te pasurise qe vjen ne menyre te paligjshme fitimi,plus dhe mjeket si mos mund ti quash te rrezikshem kur nje individ qe se ka mundesine financiare per te kryer nje kurim ose operacion ,mjeku se prek me dore ,kjo gje nuk quhet krim?plus sa per kriminelet vete e ke thene qe le te hane kokat e tyre,atehere sa te hane kokat ato qe thoni ju,merruni me sekuestrimin e pasurive te atyre qe lartpermenda.ne kte rast duhet te shtoj un e te shpreh keqardhjen time per kte vend qe ska per tu bere kurre.Naten e mire?

Edi Rama: Ben Kasneci ky vend do behet do ti s’do ti dhe nuk e ka ky vend fajin qe ti ngaterron vendet kur parkon mendimet? Naten e mire edhe ty dhe pac mbaresi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here