“Shqiptarët nën pushtetin e dhunshëm të një qeverie”, Luan Rama: Nuk ka integrim pa u larguar e keqja e këtij vendi

0
148

Zëvendës kryetari i LSI Luan Rama ka dhënë sot një deklaratë për mediat ku ka folur për një situatë të rënduar sidomos në fushën e sigurisë. Ai deklaroi se janari i 2020 nuk bën përjashtim nga trendi i problemeve të mëdha të qeverisjes në vend dhe se e tërë kjo gamë problemesh evidenton faktin që shqiptarët vazhdojnë të mos qeverisen.

Numri dy i LSI-së theksoi se shqiptarët vazhdojnë të jenë në pushtetin e dhunshëm të një qeverie që nuk punon për ta dhe për pasojë situata sa vjen e bëhet më e rëndë.

Ajo që bie në sy sipas tij, dhe që evidentohet dhe nëpërmjet fakteve është rritja alarmante e kriminalitetit.
“Në fakt ajo çfarë bën përshtypje dhe që nuk bën fare surprizë për shqiptarët është që dhe janari i vitit 2020 nuk bën përjashtim nga trendi i problemeve të mëdha të qeverisjes në vend dhe e tërë kjo gamë problemesh evidenton edhe një herë faktin e rëndë, faktin e trishtë që faktikisht dhe fatalisht shqiptarët vazhdojnë të mos qeverisen, shqiptarët vazhdojnë të jenë nën pushtetin e dhunshëm të një qeverie që nuk punon për ta e për pasojë situata e tyre sa vjen e bëhet gjithnjë e më e rëndë.
Në kontrast me vullnetin e shprehur të opozitës, në kontrast me atë çfarë synon në fakt tryeza e dialogut politik ku po punohet për Reformën Zgjedhore, e cila është në thelb edhe përmbushja e detyrimit të vetëm që ka opozita në kuadër të të gjitha kushteve Bundestagut gjerman, e gjithë pjesa tjerët është si mos më keq.
Në mënyrë të veçantë ajo që bie në sy jo thjesht si shkak i perceptimit të publikut, por që evidentohet dhe përmes fakteve, të dhënave, shifrave konkrete është rritja alarmante e kriminalitetit, rritja e numrit të vrasjeve, rritja e pasigurisë dhe evidentimi i mungesës së efiçencës së organeve shtetërore, organeve ligj-zbatuese në krijimin e kushteve të parametrave të sigurisë në vend”, deklaroi Luan Rama.

Sipas tij, nuk ka se si të ndodhë ndryshe sepse qeverisja e vendit, mazhoranca e vendit duke pasur nje bazë kriminale që lidhet me krimin elektoral, me vjedhjen, me rolin e grupeve kriminale në zgjedhje, natyrisht nuk ka se si të bëjë tjetër përveç se të jetë në sintoni të plotë me të gjithë veprimtarinë e grupeve kriminale që atë e suportojnë dhe në fakt, të cilat ajo punon.

Ai u ndal më tej tek paketa antishpifja e maxhorancës e cila nuk u miratua dje në seancën plenare në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias.

“Është një ngjarje e janarit dhe padyshim dhe evidentimi i problemeve të mëdha që në fakt ka dokumentuar dhe ka afishuar përpara opinionit publik shqiptar dhe jo vetëm, por dhe përballë partnerëve ndërkombëtarë, i ashtu quajturi ligji ‘Anti-Shpifje’.
Dje në sallën e Kuvendit paturpësisht dhe pavarësisht faktit që u detyruan të tërhiqen nga marrëzia e tyre për ta miratuar dhunshëm këtë, pra të quajtur paketë ‘Anti-Shpifje’. Paturpësisht, mazhornaca nuk pati guximin të kërkonte ndjesë për kostot që krijoji, për debatin që hapi, për problemin që krijoi mbi imazhin e vendit edhe tek partnerët ndërkombëtarë dhe u desh me të drejtë kthimi i ligjit në Kuvend nga ana e Presidentit të Republikës. U desh krijimi i një fronti të përbashkët dhe unik, të aktorëve mediatik shqiptar, por edhe të partnerëve ndërkombëtar të Këshillit të Europës, të Komisionit Europian, të OSBE-së dhe të një morie organizimesh të tjera në kundërshtim të kësaj marrëzie që e ka emrin ‘Paketa Antishpifje’ që të imponohej tërheqja derisa të mbërrijë opinioni i Komisionit të Venecias”, deklaroi Luan Rama.

Zëvendëskryetari i LSI tha më tej se “ajo çfarë vendos më pas pikat mbi ‘i’ në tërë këtë situatë pasigurie, ineficense, papërgjegjshmërie, është padyshim edhe qëndrimi më i fundit i medias ndërkombëtare, i shumë aktorëve mediatik, por edhe i institucioneve zyrtare, përgjegjëse për monitorimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe të trafikut të lëndëve narkotike që evidentojnë Shqipërinë me të gjithë problematikën që ajo ka, si vendi më aktiv në Europë përsa i përket trafikimit të lëndëve narkotike e në mënyrë të veçantë të drogërave të forta”.

“Rasti më flagrant nuk është vetëm ajo ç’ka bëri RAI3, nuk është thjeshtë ajo që kanë dhënë institucionet e tjera medatike. Natyrisht që ato përfaqësojnë një realitet, ato japin një indicie në një realitet, por ajo që është më e rëndësishme është që vetë organizmat ndërkombëtare, vetë agjensitë e specializuara në luftën kundër drogës evidentojnë Shqipëri. Kjo është një përgjegjësi e madhe ndaj të cilës ne nuk mund të fshihemi dhe për ta parë realitetin në sy, natyrisht kërkohen që mbi të gjitha përgjegjshmëri në qeverisje.
Përpara disa ditësh në dhomën e deputetëve të Parlamentit italian, vetë ministrja e Brendshme e Italisë, znj. Luciana Lamorgese, ka prezantuar përpara deputetëve raportin zyrtar të Ministrisë së Brendshme italiane për realitetin në 6 muajt e parë të vitit 2019 dhe ajo çfarë evidentohet në këtë raport, fjalë për fjalë është e shprehur në këtë sentencë të shkëputur nga ky raport i paraqitur përpara Dhomës së Deputetëve”, deklaroi ai.

“Pandëshkueshmëri në rastin më të mirë dhe ortakëria me grupet kriminale e materializuar deri te lirimi i kriminelëve nga burgu për interesa të lidhjeve të tyre me prapavijë politike padyshim janë dëshmia më e qartë e këtij realiteti kriminal që natyrisht krijon pastaj tërë zinxhirin e efekteve dhe që përkthehet me largimin nga vendi të mijëra e mijëra shqiptarëve në mënyrë të veçantë të rinjve të këtij vendi, të intelektualëve, të njerëzve të shkolluar të cilët janë të pashpresë sepse mungesën e shpresës dhe të besimit padyshim që e kultivon qeverisja e papërgjegjshme në krye të cilës qëndron kryepërgjegjësi i këtij realiteti, krye-përgjegjësi i kësaj situate, kryeministri i vendit i cili edhe dje në kuvend u përpoq të fshehë kokën si struci duke bërë demagogji për krimin mjedisor, për krimin urbanistik, për krimin mbi territorin, për krimin e materializuar për ndërtimet e paligjshme duke e hedhur fajin tek të tjerët prandaj është koha, është dita që qytetarët shqiptarë ta kenë të qartë, nuk ka zgjidhje tjetër për Shqipërinë, nuk ka integrim për Shqipërinë, nuk ka Shqipëri europiane që të krijojë realitetin e besueshëm që shqiptarët të jetojnë dhe të punojnë këtu pa u larguar e keqja e këtij vendi që ka emrin e Edi Ramës me emrin e atij që është fatalisht dhe fatkeqësisht kryeministri i Shqipërisë dhe e të gjithë enturazhit të tij të shprehur në mënyrë më groteske të shprehur dje në sallën e kuvendit të cilët duartrokisni pafytyrësinë dhe hipokrizinë e njeriu që kanë për kryeministër”, deklaroi Luan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here