Betohet te Presidenti anëtarja më e re e SPAK, ja kush ishin të pranishëm në ceremoni…

0
142

Anëtarja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Musabelliu është betuar para Presidentit të Republikës Ilir Meta, pas pasi emri i saj u votua në KLP.

Musabelliu është anëtarja e 9-të e SPAK që betohet në Presidencë, ndërsa janë emëruar më herët nga KLP, me kërkesë të Arben Krajas, dhe Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, përveç 8 anëtarëve që u betuan që prej ngritjes sëm strukturës së posatshme.

Musabelliu ishte ende në process Vetingu, të cilën e kaloi me sukses pak ditë më parë, prandaj është kjo vonesë në betimin e saj.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

Njoftimi i presidencës:

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit të prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, znj. Doloreza Musabelliu.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), znj.Musabelliu.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z.Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Arben Kraja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here