Vuçiç nuk bën pas, paralajmërimi i fortë: Pa Listën Serbe nuk ka qeveri në Kosovë

0
135

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duke komentuar faktin që qeveria nuk është formuar ende në Prishtinë, ka thënë se pa Listën Serbe nuk do të ketë qeveri në Kosovë.

Vuçiç tha se “është e rëndësishme që Lista Serbe të jetë unike dhe është e qartë se pa ta nuk ka qeveri në Kosovë”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se kërkesa kyçe e Listës Serbe përveç sigurisë së serbëve është edhe heqja e taksës.

“Do të thoshte normalizim i jetës dhe padyshim rezultate ekonomike më të mira. Nëse nuk do të kishin tarifa ne do të ishim shteti i dytë ose i tretë me rritjen ekonomike, për këtë arsye jemi në vendin e gjashtë. Shpresoj që kjo qeveri të formohet”, ka thënë Vuçiç për Rts, transmeton Zëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here