Bregoviç është sebepi

0
142
Nga Artan Hoxha

Bregoviç është sebepi. Shkaku i vërtetë i acarimit është Edi Rama, aktualisht Kryeministër për të tretën herë.

Në 2006-ën, kur mbas koncertit në Tiranë të Goran Bregovië, Edi Rama i dhuroi atij “Çelësin e Kryeqytetit”, acarimi me të ishte mjaft më i pakët në numër e më i dobët në fuqi.

Edi Rama s’kishte gjë në dorë t’i bënte keq as Kosovës, as Shqipërisë, as kombit. Përkundrazi, e pikërisht prej pafuqisë së tij, me a pa dashje ai xhest prej kozmopoliti e modernisti solli dobi kolektive marxhinale më shumë se dëm.

Në 100- vjetorin e Pavarësisë, Edi Rama në fundopozitë, performoi me patriotizëm të amplifikuar duke i shpallur garë vet Sali Berishës. Arriti deri në propozime të këtilla për Luginën e Preshevës brenda Serbisë që mund te konsideroheshin edhe përzierje në punët e brendshme të atij shteti.

Në 2014-ën e nisi qeverisjen me daulle e trumpeta në shumë fusha, edhe lidhur me bashkepunimin deri me shkrirje kufijsh me Kosovën e mbledhje të përbashkëta të dy qeverive.

Ai vijoi të ishte animatori i shkathët i Procesit të Berlinit e nën pretendimin se po veprohej në kuadrin e këtij procesi, përkrahu tentativën Thaçi- Vuçiç për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi në këmbim të njohjes.

Tentativa dështoi. Shqipëria dhe Kosova iu vunë kundër, edhe pjesa tjetër e Ballkanit, i gjithë boshti austro-gjermanik, BE për rrjedhojë. Edhe vet USA u detyrua të tërhiqej nga një no-objection inkurajues që dukej se kishte mbajtur ndaj këtij opsioni.

Si për kompensim nga gjithë kjo lojë me rreziqe e për një kombinim fatlum ngjarjesh, me marrëveshjet e arritura në Shtëpinë e Bardhë e me ngulmimin e vet Presidentit Trump, Kosova përfitoi njohjen nga Izraeli pas shumë vitesh stagniacioni në procesin e konfirmimit ndërkombëtar si shtet i pavarur.

Procesit të Berlinit, mesa duket po i vjen fundi bashkë me mandatin e fundit të Angela Merkel. Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina, për arsye të qënësishme, ishin e janë pjesëmarrëse pa entuziazëm.

Kosova ka arsyen më të fortë – mosnjohjen e pavarësisë së saj nga Serbia, mosnjohje që tregon se Serbia nuk heq dore nga pretendimi i vet e që rri aty si minë e fshehur gati të shpërthejë e të hedhë në erë çdo marrëveshje paqeje e bashkëpunimi sapo të jenë rrethanat e favorshme.

Afermendesh qe hapja e kufijve, ulja a zerimi i tarifave, lehtesimi i procedurave, njohja e dokumenteve, ndertimi i infastruktures, rritja e flukseve tregetare e turistike krijojne premisa edhe per flukse kulturore e shoqerore e per krijimin e nje atmosfere te paqte e mirekuptimi ne rajonin tone.

Nga ky kendveshtrim mund te vleresohej pozitivisht vektori me aktiv e me entuziast i treshes se vendeve ballkanike Serbi-Maqedoni e Veriu-Shqiperi me shpresen se ky vektor, me shembullin dhe entuziazmin e vet, formatuar ne dac si Minishengen ne dac si Open Balkan, do te arrinte edhe rezultate te prekeshme per shoqerite dhe ekonomite e tre vendeve edhe te bindte tre vendet e tjera te perfshiheshin teresisht e pa hezitime.

Ndersa per te paren efeket e priteshme jane fare pak (per te mos thene aspak) mbi c’ka sjellin marrveshjet e tjera rajonale te lidhura me heret, ky entuziazem duket se s’ka gjasa te zeroje aresyet e mungeses se entuziazmit te tre vendeve te tjera.

Me se pari, e c’na intereson me shume, per Kosoven, sado spektakolare te behet lidhja treshe Shqiperi-Serbi-Maqedoni e Veriut, sado te ngrohta te jene shikimet e te gjata duarshtrengimet e tre lidereve Rama–Vucic- Zaev, (nga forma here-here me kujtojne takimet “vellazerore” te udheheqjeve te vendeve ish komuniste te Europes Lindore) nuk ndryshon qendrimi i Serbise per vijimin e mosnjohjes se Shtetit te Kosoves.

Per me teper, keshtu i miresherbehet tezes se kahershme te Beogradit se problem per paqe e mirekuptim jane shqiptaret e Kosoves dhe Qeveria e saj e jo serbet e Serbise e Qeveria e saj qe ja pra, shkojne perbukuri mire me shqiptaret e Shqiperise dhe Qeverine e saj.

Si shteti i gjysmes se kombit, ndersa kemi e duhet te kemi, sic gjithnje kemi patur edhe para Edi Rames, politiken tone konstruktive ne rajon, gjithsesi duhet te vijojme te mbajme nje qendrim me te permbajtur e me konseguent perballe Serbise, duke ia perseritur pa u lodhur kerkesen per njohje te Kosoves dhe ndjesen per genocidin e ushtruar.

E sa per ndjesen, nuk po flasim per ngjarje te fundit te shekullit te 19 a te gjysmes se pare te atij 20, (edhe per keto ndjesa mund te kerkohet e duhet dhene)  por per ngjarje makaber te pesuar mbi a te pare live nga brezi yne.

Shume afer per te harruar vuajtjet, tmerret, vdekjet. E pamundur per te mos kerkuar ndjese. E rende kur sheh se as qe ua ndjen ta japin. E rrezikshme kur kupton se mund ta bejne perseri nese ju lejohet.

Ndaj acarimi eshte me Ramen. Bregoviç veç ua sjell ne mendje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here