Kryemadhi: Rama e ka në dorë sistemin zgjedhor, do apo s’do ai

0
125

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI nga takimi me gazetaret iu përgjigj  pyetjes nëse LSI-ja do të kërkojë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Por, kryemadhi u përgjigj shkoqur se këtë e ka në dorë vetëm Kryeministri Edi Rama, nëse do apo nuk do ai, sepse ai ka “vënë në rresht” mbi 100 deputetë në parlament.

Kryemadhi, në bashkëbisedimin me gazetarët në selinë e LSI, tha:  Dua të jem shumë e qartë ndaj kujtdo që diskuton për sistemin, se LSI ka bërë një grevë urie në parlament ku kërkon sistem proporcional rajonal me lista të hapura sepse ashtu mendonte, sikurse sot që ky sistem ka të mirat dhe të këqiat e veta.

Ne mendojmë se nga BE-ja nuk na kërkohet të diskutojmë për sistemin, por për miratimin e Kodit Zgjedhor. Le ta mbarojmë më 15 mars dhe më 16 mars hajde të diskutojmë për sistemin. Çështja e sistemit nuk është pjesë e 9 kushteve të Bundestagut,  por është një lojë që i shërben Edi Ramës.

Për dëshirën për të ndryshuar sistemin duhet pyetur vetëm një njeri: Edi Rama. Ne nuk kemi vota. Ai ka në rresht 101 vetë në parlament dhe ka mundëisnë për ta ndryshuar sitemin po të dojë. Ne si LSI nuk jemi pjesë e atij parlamenti që të themi se do të kushtozojmë me votën tonë. Kjo është në dorën e Edi Ramës, do apo s’do ai.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here