Mashtrimi me partneritetin publik-privat, ja sa paguajmë nga xhepi

1
195

Ideja e partneritetit publik-privat është në thelb pakësimi i investimeve nga buxheti, në favor të tërheqjes së investimeve private. Por duket se në vendin tonë kjo logjikë është kthyer mbrapsht. Në vitin 2017, qeveria do të angazhojë dy koncesione të reja të formës PPP (Partneritet Publik Privat), të cilat do t’i kushtojnë arkës së shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë 15 miliardë lekë, ose rreth 110 milionë euro, sipas një relacioni të Ministrisë së Financave, në kuadër të projektbuxhetit 2017.

Gjatë vitit 2017 fillojnë zbatimin dhe dy kontrata të reja të lidhura nga Ministria e Mjedisit për ndërtimin e një impianti për trajtimin e mbetjeve të Tiranës dhe një koncesion tjetër që do të jepet nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve laboratorike spitalore ndaj një privati.

Impianti për trajtimin e mbetjeve të  Fierit do të kushtojë 4 miliardë lekë, sipas një kontrate të vlefshme nga viti 2017 deri në vitin 2022. Vitin që vjen, buxheti i shtetit nga fondi i përgjithshëm i taksave do të paguajë 676 milionë lekë ndaj koncesionarit.

Ndërsa shërbimet laboratorike spitalore që pritet të administrohen nga një privat për periudhën 2017-2026 do t’i kushtojnë arkës së shtetit 10,7 miliardë lekë. Pagesa për vitin që vjen është programuar 1 miliardë lekë. Ministria e Financave vlerëson dhe miraton, paraprakisht, të gjitha projektet koncesionare dhe të Partneritetit Publik Privat (PPP), si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve, individuale apo në grup, për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.

Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here