‘Reforma Zgjedhore’/ Kryemadhi: Detyrimet e opozitës mbarojnë me firmosjen e dokumentit

0
102

Monika Kryemadhi në takim me gazetarët, ka folur për nismën e Ps dhe Opozitës për të arritur në një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

Kryemadhi deklaoroi se me firmosjen e dokumentit me 8 pika për Reformën Zgjedhore, detyrimet e opozitës kanë mbaruar. Tashmë sipas saj, i takon mazhorancës të vijojë me plotësimin e 8 kushteve.

Ndër të tjera, Kryemadhi ka theksuar se duhet punuar me përgjegjësi që të ecet shumë më shpejt lidhur me reformën edhe përpara datës 15 mars, caktuar si afat.

Përgjegjësia e vetme e opozitës, që ishte konsensusi për reformën zgjedhore dhe implementimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR, ishin për të treguar se opozita ka qenë gjithmonë e gatshme për reformën zgjedhore. Axhenda opozitare do të jetë njësoj, për aksionin politik, hap pas hapi jo vetëm në realizimin e detyrimeve që kemi ne, por do vazhdojmë të intensifikojmë veprimin tonë politik, jo vetëm me denoncime por edhe me mjetet demokratike të protestës që janë të domosdoshme”,- tha ajo.

Sipas saj, “Në 9 kushtet e Bundestagut, që janë kushtet e Evropës, pika që ka detyrim opozita është vetëm miratimi i reformës zgjedhore, implementimi i saj është detyrim i maxhorancës, pikat e tjera kanë lidhje vetëm me të, opozita nuk është pjesë e as përgjegjëse”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here