Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, protagonist i së cilës është bërë një shqiptar. Të premten në qendër të Bolonjës, 25-vjeçari shqiptar ka sulmuar një prift. Sipas mediave italiane kleriku At Domenico Vittorini, kreu i bazilikës së San Giacomo, u sulmua pranë kishës së tij.
Raportohet se shqiptari ka të kaluar kriminale. Mediat shtojnë se ai fillimisht debatoi me klerikun dhe më pas e goditi me grushte disa herë, thanë burimet lokale. Bëhet e ditur se është arrestuar nga policia ndersa kleriku 54-vjeçar është dërguar në spital për trajtim.