Sulmi ndaj ambasadës/ Mediu: Serbia cënon pavarësinë e Malit të Zi, është një akt i paprecedentë dhe i dënueshëm!

0
133

Me një deklarë për mediat, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar pas sulmit në ambasadën e Malit të Zi në Beograd.

Deklarata e plotë e Fatmir Mediut:

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është një akt i paprecedentë dhe i dënueshëm. Qartësisht sulmi ndaj Malit të Zi është sulm karshi një vendi sovran i cili kerkon që me pavaresinë e tij, antarësimin në NATO dhe BE të garantojë një demokraci të qëndrueshme për qytetarët e vet.

Mali Zi ka qenë dhe ngelet një faktor i rëndësishëm stabiliteti në Ballkan.

Shqipëria dhe autoritetet shqiptare duhet të dënojnë ashpër këto sulme që tregojnë qartësisht që politika e Beogradit është politikë e kontrollit dhe vendosjes nën vasalitetin serb të vendeve ballkanike.

Qëndrimi i autoriteteve serbe është i papranueshem duke sfiduar hapur pavërësinë dhe lirinë e Malit të Zi, në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Indiferenca e qeverisë shqiptare kundrejt këtij akti për më tepër kur jemi kryesues të OSBE-së është e papranueshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here