Vrasja e policit në Fier, ja ku dyshohet se është parë autori Azgan Mërnica

0
40

Teksa kanë kaluar më shumë se 24 orë, autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenaliaj, 28 vjeç në fshatin Baltëz të Fierit vazhdon të jetë ende në kërkim.

Burime për mediat bëjnë me dije se kontrollet për kapjen e autorit 23-vjeçar Azgan Mërnica janë shtrirë në një territor më të gjerë se sa Fieri.

Po të njëjta burime nga Policia e Fierit bëjnë me dije se një person i ngjashëm me Mërnciën është parë ne Gjirokastër.

Autoritetet po verifikojnë informacionin e marrë dhe për ketë kanë lajmëruar policinë e Gjirokastrës.

Kontrollet janë shtrirë edhe në Gjirokastër edhe në Tepelen. Policia ngre dyshimet se autori mund të tentojë të kalojë kufirin.

Ndërkohë kontrollet vijojnë dhe në fshatin Pojan, në stane, në tunele, banesa etj.

Krimi ndodhi pas një konflikti të çastit, teksa Policia ka vënë dhe një shpërblim prej 30 mijë eurosh për këdo që jep informacion për kapjen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here