Ish- deputeti i PD Tritan Shehu nëpërmjet një shkrimi në Facebook vë në dukje heshtjen e qeverisë shqiptare për sulmet ndaj ambasadës malazeze në Beograd.
Postimi i plotë:
Hesht «Presidenca» e re e OSBE-se, sikur ta komandonte Vucic!
Asgje nuk pipetin nga Tirana, qe ka dhe Kryesine e OSBE, ne lidhje me ngjarjet shume te renda kunder Ambasades se Malit te Zi ne Beograd!
Si vend i Rajonit dhe si detyrim se fundmi i OSBE-se, se paku nje thirrje ze denuese ndaj atyre provokacioneve, se paku nje thirrje per qetesi duhej nxjerre nga zyrat qeveritare, nga ngrehina e Ministrise sone te Jashtme per sa ndodhi, po ndodh e mund te ndodhe perseri ne Beograd, duke rrezikuar perkeqesimin.
Heshtje e plote, asnje cicerime nga zyrat e Qeverise ketu?!
Sic duket Rama eshte ne hall te madh:
Kryetari i Mini Shengenit, Vucic po ja vonon tekstin dhe ky po pret si i priste dikur ato letra Hoxha prej Titos, se pa dyshim mbi stabilitetin, te drejtat, mbi interesat e vendit, mbi OSBE-ne, mbi gjithcka eshte ajo Jugosllavi e Re me Carin e saj komandues, qe ata po e nxjerrin nga pluhuri i historise per tjua vene mbi krye e komanduar me kerbac shqiptaret e Rajonin, si dikur…
Teori te vjetra e te rrezikeshme per dominim keto, por qe Vucic me zbatues Rama e Zaev po i ringjallin dhe qe tashme po u japin energji te reja endrave nacionaliste e keq perdorimit te fese, gje qe u materializua dhe mbreme ne Beograd.