Pas fitores, Arilena Ara shijon jetën në Los Angeles, ja si festoi

0
145

Pasi fitoi vendin e parë në Festivalin e RTSH-së, Arilena Ara është larguar nga Shqipëria. Pavarësisht polemikave që rrethuan fitoren e saj, ku u vu në dyshim nëse ajo në të vërtetë e meritonte vendin e parë, duket se Arilena nuk është shqetësuar aspak prej tyre ashtu si edhe Elvana.

Për më tepër ajo po shijon jetën në Los Angeles, ku ka festuar edhe natën e ndërrimit të viteve.

Këngëtarja ka ndarë me fansat momente nga festa e natës së Vitit të Ri.

Në një video të publikuar duke kërcyer ajo shkruan se po feston jetën.

Ndërsa në InstaStory postoi video ku shihet nën shoqërinë e menaxherit të saj Popi Kola me të cilin shihet duke u përqafuar dhe puthur në faqe.

Mediat rozë prej shumë kohësh kanë aluduar se mes tyre nuk ka thjesht një marrëdhënie miqësore por ka nisur një lidhje dashurie.

Ndërsa vetë Arilena ende nuk e ka konfirmuar lajmin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here