Banorët të shqetësuar: Bashkia na ka përzënë, ikni se do t’ju marim në telefon…

0
104

Në zonën e plepave ku ndodhen 300 apartamente, banorët shprehen të shqetësuar sepse nuk është bërë asnjë verifikim i ndërtesave dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje nëse duhet të jetojnë në këto banesa apo jo.

“Nuk ka ardhur asnjë njeri, kemi bërë ankesa në Bashki. Na kanë përzënë duke na thënë ikni se do t’ju marrin në telefon. Janë interesuar pronarët, por këtu nuk është paraqitur asnjë njeri.

Ata thonë për Abc news se muret janë të çarë dhe jetojnë me frikë. “Ka ardhur një grup që ka parë kolonat, por nuk kanë vënë asnjë shenjë dalluese për të ditur edhe ne se çfarë duhet të bëjmë”, shprehet një prej banorëve.

“I bëjmë thirrje shtetit të vijë sa më parë”, thonë banorët.

Një tjetër banor thotë se ka jetuar në pallat sepse se nuk ka ku të shkojë edhe pse janë të frikësuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here