“Kush ka dashur mandat të tretë në këtë vend ka thyer qafën”, Zheji: Jeta e njerëzve më e rëndësishme se politika

0
202

Analisti Artur Zheji, teksa ka komentuar ngjarjen në Elbasan, deklaroi se jeta e njerëzve është më e rëndësishme sesa politika.

Zheji i ftuar në emisionin “Pika mbi i”, theksoi se opozita nuk demoralizohet, duke shtuar se kush ka dashur mandat të tretë në këtë vend, ka thyer qafën.

“Policia e pafuqishme ose bashkëpunëtore. Dëshmitarët gënjejnë e policia ka frikë nga ky rast. E vërteta del vetëm nga e vërteta analitike. Më vjen keq që u përgjak fushata. Në djall të vejë politika para jetës së njerëzve.

Janë kokat e hajvanëve ata që mendojnë ndryshe, sepse jeta jepet vetëm njëherë. Do doja që palët ta lënë pas krahëve këtë që ndodhi, nuk besoj tek policia, më mirë mos të dalë sesa të dalë. Opozita nuk demoralizohet. Policia duhet të vihet në shërbim të fatit. Kush ka dashur mandat të tretë ka thyer qafën. Edhe Nano, edhe Berisha nuk mori një mandat të tretë”, deklaroi Zheji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here