Kapet kokainë me vlerë 15.7 milionë euro, destinacion kishte Shqipërinë…

0
150

Një tjetër sasi kokaine është kapur në Maltë, një pjesë e të cilës kishte si destinacion Shqipërinë.

Nga mediat malteze bëhet e ditur se janë sekuestruar 144 kilogramë kokainë.

Vlera që kokaina do të kapte në treg shkon rreth 15.7 milionë euro.

Pjesa tjetër e kokainës kishte si destinacion Malin e Zi.

Droga ishte e fshehur në tre kontenierë dhe u zbulua në portin “Freeport” ditën e shtunë. Në vetëm dy javë kjo është hera e katërt që kapen sasi të mëdha kokaine në këtë port.

Kontinjerët që ishin nisur drejt Shqipërisë mbante 40 pako kokaine me peshë 48 kg, ndërsa në kontenjerin që ishte nisur për në Malin e Zi ndodheshin 80 pako kokaine me peshë 96 kg .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here