José Mourinho trajneri i Totenhemit, ka pohuar se zemra e tij nuk do të lëkundet të dielën kur do të përballet me Çelsin, ish-klubin e tij. Portugezi, që ka fituat tre tituj kampionë me blutë, do ta gjejë ekipin nën drejtimin e Frenk Lampard, ish-lojtarin që nën drejtimin e tij u bë një nga mesfushorët më të mirë në botë.
“Jam 100% me Totenhemin. Nuk ka vend për asnjë nga ish-klubet e mi, ndonëse kam dhënë gjithçka për ta. Tani klubi im është Totenhemi dhe kjo është shumë e thjeshtë për mua. Nuk kam asnjë problem emocional në këtë pikë”.